E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bayern përcjell Krkiçin

Bayern Munich është duke përcjellë situatën e Bojan Krkiçit në Barcelonë, kanë njoftuar mediet gjermane të hënën.

Reprezentuesi spanjoll nuk zë vend në formacionin bazë të Pep Guardiolas, por insiston se është i lumtur në Nou Camp.

Mirëpo, gjiganti bavarez planifikon të paraqesë ofertë për Krkiçin, duke i ofruar të riut një vend në ekip dhe paraqitje në Ligën e Kampionëve.

Megjithatë, vështirë mund të besohet se sulmuesi i talentuar do të braktisë Barcelonën për të kaluar në Gjermani.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›