E Shtunë, 31 Tetor 2026

Leonardo:Ronaldinho përsëri është më i miri



Trajneri i Milanit, Leonardo, beson se Ronaldinho pas pauzës prej disa vitesh, përsëri është rikthyer në formën e tij më të mirë.

Ish-lojtari më i mirë në botë po kalon një sezon të shkëlqyer dhe ka krijuar 15 gola për bashkëlojtarët e tij.

"Dy-tre vite Ronaldinho ishte jashtë forme, por tani ai është futbollisti më i rëndësishëm te Milani, dhe Dunga duhet ta ftojë atë në përfaqësuese", ka thënë Leonardo.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›