E Shtunë, 31 Tetor 2026

Policia shpalli ne kerkim Hazer Omurin

TIRANE - Zbulohet pas 11 vjetesh autori i plagosjes se 46-vjecarit ne rrugen e Durresit. Burime nga policia bene te ditur se vrasja e mbetur ne tentative e Napoleon Ndreut, 46 vjec, e ndodhur ne vitin 1997, dyshohet se eshte kryer nga Hazer Omuri, 42 vjec, me banim ne Tirane, por me origjine nga Kukesi. Ngjarja, per te cilen dyshohet Omuri, ka ndodhur me 22 maj te vitit 1997 ne vendin e quajtur Zogu i Zi, ne rrugen e Durresit, ne kryeqytet. Qe nga ajo kohe, kjo ngjarje nuk ishte zbardhur. Pas hapjes se saj dhe rihetimeve te kryera nga ana e policise, mesohet se autori i kesaj plagosjeje te lehte ka qene pikerisht 42-vjecari, te cilit nuk i dihet vendndodhja. Burimet zyrtare te Policise se Tiranes thane se Omuri eshte shpallur ne kerkim, dhe efektivat e policise jane duke punuar per gjetjen dhe prangosjen e tij. Burimet zyrtare shtuan se, dosja i ka kaluar Prokurorise se Tiranes, per vepren penale te "vrasjes me dashje e mbetur ne tentative".


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›