E Shtunë, 31 Tetor 2026

Brian Filipi i dhuron barazimin RavenësKy eshte goli i dyte i Brian Filipit ne kampionat

Brian Filipi i dhuroi një barazim të cmuar Ravenës në barazimin 1-1 në transfertë me Legnano, në javën e fundit të fazës së parë të Serisë C1 në Itali. Sulmuesi i talentuar 19-vjecar barazoi golin e shënuar nga vendasit. Gjatë një interviste të pubikuar në faqen zyrtare të Ravenës, pas shënimi të golit të dytë të tij në kampionat pas atij kundër Portogruaro, kësaj radhe me kokë, u shpreh: “Goli im është edhe meritë e Zekinit, që më vendosi në një pozicion të mirë shënimi”. Takimi i ardhshëm i Ravenës, që përkon edhe me fillimin e fazës së dytë është ai në shtëpi me Pergokremën. Ravenna grumbulloi në fazën e parë 19 pikë.
E Diele, 21 Dhjetor 2008  

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›