E Diel, 1 Nëntor 2026

Briatore i dorëzon “faturën” FIA-s, 30 milion euro

Sipas Briatores, hetimi, gjykimi dhe më pas dënimi i kanë kushtuar atij humbjen e kontratave me sponsorët, me disa pilotë (Kovalainen dhe Alonso u detyruan të ndërrojnë menaxher), por edhe dëme mbi imazhin e tij. Avokatët e ish-bosit të Renosë janë duke përgatitur llogarinë, që shkon deri në 30 milion euro.Ndërkohë, Federata Ndërkombëtare e Automobilizmit ka njoftuar se ka ndërmend ta apelojë vendimin e gjykatës së Parisit, e cila i jep mundësi Flavio Briatores të rikthehet në botën e Formula 1. Pra, “lufta” vazhdon...                                                                                             

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›