Esktradohet nga Italia, i dënuari për vrasje
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Berat, me një vendimin të vitit 2007, e ka dënuar shtetasin Misiraj me 19 vjet burgim, për kryerjen e veprave penale të “Vrasjes me paramendim” në bashkëpunim dhe “Prodhimit dhe mbajtjes pa leje të armëve luftarake”. Në datën 27.07.1997, rreth orës 15:30, shtetasi Gjoleka Misiraj, në bashkëpunim me persona të tjerë, në fshatin Allambrez, Berat, ka qëlluar me armë zjarri shtetasin Kastriot Shehu, duke i shkaktuar vdekjen. Motivi i kryerjes së kësaj vepre penale ka qenë hakmarrja. Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Romën në datën 31.05.2009, u bë i mundur arrestimi, me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë i shtetasit Misiraj. Në aeroportin e Rinasit, ky shtetas i është dorëzuar përfaqësuesve të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.