E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hiddink ‘lirohet’ për Juventusin

Në pritje të një vendimi për të ardhmen e Ciro Ferrarës, nga Rusia ka ardhur lajmi se Federata e futbollit të këtij vendi është e gatshme të lirojë selektorin Guus Hiddink, trajneri më i përfolur për marrjen e drejtimit të Juventusit.

Njësoj sikur në kalimin e tij në Chelsea, sipas ueb faqes Sportlife, Hiddink do të mbajë rolin e selektorit të Rusisë duke punuar njëkohësisht edhe në një klub. Kërkesa për të marrë detyrën e re thuhet se ka ardhur drejtpërdrejt nga Hiddinku.

Kalimi i Hiddinkut në Juventus ku do të zëvendësonte Ciro Ferrarën - i cili ishte nën presion pas pësimit të humbjes së gjashtë në pjesën e parë të sezonit – është i mundshëm sipas ish-presidentit të Federatës ruse të futbollit dhe aktualisht ministrit të Sportit, Vitaly Muko.

“Në rastin e Chelseas, bëhej fjalë për një çështje private për miqësinë e tij me Roman Abramovichin. Kemi pranuar të bisedojmë dhe nuk mendoj se mund të kemi pengesa për kalimin e tij në një klub tjetër”, ka thënë ai.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›