Briatore studion kundërpërgjigjen
Flavio Briatore do të mbështetet te drejtësia penale.
Kjo është strategjia që do të ndiqet nga avokatët e menaxherit italian, i cili është i gatshëm të reagojë ndaj vendimit të përjashtimit përjetë nga kompeticionet e FIA-s. Një iniciativë e nevojshme për të mbrojtur imazhin e Briatores, i cili do të hedhë federatën në gjyq në Gjykatën e Parisit, edhe sepse provat për fajësinë e Flavios për momentin janë më se të qarta. Kredibiliteti është një fjalë me pak vlerë për FIA-n.
Sporti i Formula 1 është kompromentuar vitin e fundit, edhe për shkak të historive të ndryshme si "spy-story" apo presidenti në festat sado-mazokiste. Përjashtimi i përjetshëm i Briatores përmbledh një sërë elementesh të errëta që nuk mund të kalojnë pa u vënë re, ashtu siç do të donte Mosli. Presidenti i fuqishëm ka bërë pakte dhe premtime, ka frikësuar Renaultin, duke arritur të ndërtojë një teatër absurd për të justifikuar interesat e tij personale. Ai u përpoq të shkatërrojë Briatoren, një element të rëndësishëm të FOTA-s, për të futur në kthetra edhe këtë organizatë. Tashmë kemi një botëror, të cilit duket se nuk i ka mbetur asgjë sportive. Një sport hiper-teknologjik, i cili është katandisur shpeshherë në një çështje mes inxhinierësh, bankierësh e avokatësh. Pilotët, makinat dhe skuadrat po mundohen të justifikojnë një spektakël antagonist.
Një rënie e nënvizuar prej kohësh nga Briatore, por e pa marrë në konsideratë, pasi po bëhej shumë i parehatshëm për çiftin Moslei-Ekleston. Kështu që rrezikojnë Montezemolo e Houet (drejtuesi i kolosit automobilistik Toyota), njerëzit kryesorë të FOTA-s, të cilët mund të jenë shënjestra e radhës, nëse leksioni i dhënë nga Flamio nuk do të shërbejë si shembull. Duhet marrë parasysh fakti se, duke dorëzuar menaxherin italian, Renaulti ka bërë një nga figurat më të këqija të mundshme. Është ulur për t‘i puthur këmbën Mister Presidentit, duke marrë në shkëmbim një shuplakë pas koke. Nuk kanë lidhje me dënimet e një gjyqi të denjë. Një gjë që mund të ndjellë reagimin e MekLarenit, që mori një ndëshkim të rëndë për "spy-story". "Donacioni" i paprecizuar mirë, të cilin skuadra franceze do të duhet të paguajë te FIA si fonde të destinuara për sigurinë, ka lënë shijen e një pagese për të vazhduar të garojë. Prandaj është e arsyeshme që shumë konstruktorë kanë zbritur përkrah Briatores, edhe nëpërmjet sms. Ndërkohë që dje, presidenti i Ferrarit, Luka di Montezemolo, ka rikthyer edhe një herë idenë e një Formula 1 alternative, gjë e cila bëhet për t‘iu kundërvënë FIA-s për lëvizjet e fundit kundrejt skuadrave të F1. Briatore ka humbur pak ditë më parë Formula 1, por në ditët e ardhshme rrezikon të largohet edhe nga futbolli anglez. Sipas "The Sun", mund të jetë "Queen‘s Park Rangers", ai që mund t‘i japë shkelmin e radhës. Prej 22 muajsh, Briatore është një nga pronarët e klubit anglez, por sipas rregullores së Federatës Angleze, kushdo që ka interesa në klubet e futbollit (Briatore është bashkëpronar i QPR-së me Berni Ekleston) nuk duhet të jetë i skualifikuar nga një federatë tjetër edhe e një sporti tjetër (në këtë rast nga FIA)".