Topi: Sekserët, presione në emrin tim
Presidenti i Republikës, Bamir Topi, në cilësinë e kryetarit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, i drejtohet me gjuhë të ashpër sistemit të drejtësisë, ndërsa ka kërkuar kontroll më të fortë për çështje që kanë ndjeshmëri në publik, si procese të rëndësishme gjyqësore që shtyhen vazhdimisht në gjykata. Në mbledhjen e djeshme të KLD-së, Presidenti, në fjalën e tij, ka sulmuar disa individë, sekserë, që përdorin emra pushtetarësh, qoftë emrin e kreut të shtetit që të ndërhyjnë në një çështje penale a gjyqësore. Kreu i shtetit i ka bërë thirrje punonjësve të sistemit të drejtësisë të hedhin poshtë çdo tentativë për ndërhyrje dhe të denoncohet çdo abuzim e shkelje.
Ndërhyrjet
Gjatë mbledhjes së KLD-së, Presidenti foli edhe për çështjet e influencave në sistemin e drejtësisë. "Këtë po e bëj publike, natyrisht jo me emra të veçantë. Si President i Republikës, si kryetar i KLD-së, natyrisht që kam shumë kontakte me qytetarët ku ankohen për ndërhyrje, për deformime në ndonjë rast edhe të proceseve në favor të iksit apo ipsilonit. Po bëj një thirrje që nëpërmjet jush, t‘u adresohet të gjithë punonjësve që punojnë qoftë në sistemin e prokurorisë, qoftë në sistemin e gjykatave që të hedhin poshtë çdo lloj tentative për influenca, ku disa persona marrin dhe rolin e sekserëve, duke përdorur dhe emra individësh që mund të jenë në pushtet!", tha Topi, duke iu bërë thirrje njerëzve në drejtësi që të mos operojnë në mënyrë informale. "Kjo thirrje vjen duke iu referuar në radhë të parë të gjithë atyre personave që mund të përdorin emrin e Presidentit të Republikës apo çdo personi tjetër. Keni një përgjegjësi ligjore, institucionale dhe qytetare dhe denonconi çdo rast ndërhyrjeje! Nuk mund të ketë barazi para ligjit, në rast se tentohet nga hallka intermediate, nga hallka të cilat kërkojnë të deformojnë vullnetin e trupës gjykuese, në rast se juve vetë nuk i bëni prezent dhe nuk i denonconi në rrugë zyrtare", tha ai, duke shtuar se vetëm në këtë mënyrë do të bëhet pastrimi i ambienteve nga njerëz që kërkojnë të përfitojnë nëpërmjet paraqitjes formale si njerëz që rrinë afër iksit apo ipsilonit, për të deformuar vullnetin e jurisë gjyqësore.
Bashkëpunimi
Presidenti i Republikës parashtroi gjatë mbledhjes së KLD-së nevojën e bashkëpunimit me Ministrinë e Drejtësisë, madje shprehu kënaqësinë për praninë e ministrit të ri Nishani në vendin e anëtarit të ri të KLD-së. Sipas kreut të shtetit ka lindur nevoja e bashkëpunimit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë me Ministrinë e Drejtësisë, sidomos në linjën e funksionalitetit të dy inspektorateve që ekzistojnë mbi bazën e ligjit: Inspektoratit të KLD-së dhe Inspektoratit të Ministrisë së Drejtësisë për kontrollin e punës së gjykatave. "Padyshim është gjë shumë e rëndësishme që çdo kontroll ka linjën specifike, por gjatë bashkëpunimit natyrisht do të dalin nevoja shumë të rëndësishme për ta sinkronizuar pozicionin e supervizionit nëpër gjykata, për të përmirësuar disa elementë të punës në të kaluarën kur pozicione të ndryshme, ndonjëherë edhe me përmbajtje të elementëve subjektivë kanë rritur presionin nëpër gjykata", tha Topi, duke shtuar se duke pasur një bashkëpunim, do të rritet eficienca si dhe do të realizohet reforma si duhet në linjën e sistemit të drejtësisë.
Reforma në gjyqësor
Sipas Topit, ligji i ri i organizimit të pushtetit gjyqësor ka prodhuar dhe një riformatim të organikave për shumicën e gjykatave të Rretheve Gjyqësore dhe të Apelit. "Unë kam përcaktuar dhe numrin e gjyqtarëve në shkallë republike mbi bazën e propozimit të ministrit të Drejtësisë, duke bërë të mundur që të eliminohen disa ‘handikapë‘ që janë vërejtur nga këto gjykata" tha Presidenti, duke shtuar se ka pasur ngërçe në disa gjykata. Ai tha se duhen diskutime për plotësimin e vendeve vakante mbi bazën e vendeve bosh, që janë në strukturën e organizimit gjyqësor, por edhe për profilin e gjyqtarëve, të cilët do të mbulojnë pozicione shumë të rëndësishme. "Shpeshherë qytetarët janë të pakënaqur nga performanca e gjyqësorit. Gjyqësori është mjaft kompleks. Unë e kam bërë të ditur edhe herë tjetër: të mos krijohet psikoza sikur gjithçka varet nga një strukturë, nga një njeri. Gjyqësori ka nevojë të rrisë performancën e vet mbi bazën e vazhdimit të reformave të domosdoshme për gjyqësorin", tha Topi.