E Shtunë, 31 Tetor 2026

Briegel përgënjeshtron lajmet e trukimit të ndeshjes

Albania-Sport (AS) - Ish-lojtari i Kombëtares gjermane dhe ish-trajneri i Shqipërisë, Hans Peter Briegel përgenjështroi gazetën algjeriane "Liberte", sipas së cilës Briegel kishte pohuar në gazetën arabe "Al Ittihad" në lidhje me trukimin e ndeshjes Gjermani-Spanjë (1-0) në Botërorin e Spanjë 1982, që solli edhe elimiminmin e Algjerisë.
Gazeta gjermane Tagesspiegel pohoi se Briegel, ka dhënë një intervistë për "Al Ittihad" para katër javësh. "Ishin 40 pyetje, dhe vetëm njëra prej tyre kishte bënte me atë ndeshje:. Ja dhe përgjigjia e Briegel, gjithmonë sipas Taggesspiegel: "Kur loja ishte 1:0, dukej sikur kishte një lloj pakti mossulmimi, pasi të dyja ekipet e dinin se do të kalonin në turin tjetër. Një lloj bashkëpunimi (Konstellation) ka gjithë nëpër turne, në të gjitha llojet e sportit. Për ndonjë marrëveshje paraprake unë nuk di asgjë".
Burimi: Der Tagesspiegel

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›