Labinot Haliti thirret nga Australi U-23 (video)

Albania-Sport (AS) - Talenti shqiptar Labinot Haliti është thirur nga Federata Australiane e Futbollit për të marrë pjesë në një stërvitje 3 ditore të Qantas U23 në fushën e Institutit Austrilian të Sportit (AIS) që do të zhvillohet javën e ardhshme (15-18 janar 2007), si pjesë e përgatitjeve për kualifikueset e Lojërave Olimpike "Pekin 2008" (2008 Beijing Olympic Games). Lajmi është publikuar në sitin foorballneës.com.au, që ka bërë publike dhe listën e 24 lojtarëve të thirur, midis të cilëve figuron edhe emri i Labinot Halitit, i vlerësuar për kapacitetin e tij si futbollist edhe nga trajneri i Kombëtares shqiptare, Oto Baric. Labinot Haliti është thirur për të qenë pjesë e këtij grumbullimi, nga trajneri i porsaemëruar Robert Baan, që dëshiron punojë me skuadrën olimpike të Australisë përpara se ajo të ndeshet me Tajvanin kinez, më 7 shkurt në Australi dhe, më 14 shkurt në Taipei. Trajneri Baan ka pohuar për median australiane se lojtarët janë përzgjedhur në bazë të videokasetave që ai ka parë për të gjithë lojtarët. "Për mua, - citohet Baan, - kjo stërvitje është shumë e rendësishme për të njohur të gjithë lojtarët, përparësitë dhe dobësitë e tyre, dhe më pas do të formuloj strategjinë për ndeshjet tona të parë kundër Taivanit kinez". "Për të gjithë lojtarët kjo është një mundësi për të më treguar se ata janë të aftë për trë punuar së bashku si një grup", mbyll konkulizonet e tij e trajneri holalandez Baan, që më parë ka drejtuar Feyenoord Rotterdam, ADO Den Haag dhe kombëtarën e Emirateve të Bashkuara Arabe.
Pak kohë më parë, Labinot Haliti, talenti kosovar që militon në radhët e Njukasëll Xhets në kampionatin australian, i vlerësuar maksimalisht nga trajneri i Kombëtares shqiptare, Oto Baric, vazhdon të jetë në dilemën e përzgjedhjes se për kë fanelë kombëtare do të luajë. Në një deklaratë të tij, cituar nga gazeta australiane "The Daily Telegraph", Haliti ka pohuar: "Ishte shumë argëtuese. Unë u takova zyrtarë të federatës (shqiptare), trajnerin dhe u stërvita me ekipin. Është më të vërtetë e vështirë për të marrë një vendim se në cilën rrugë duhet shkuar", thotë 22-vjecari i lindur në Prishtinë (më 26 tetor 1984, 1.84 cm, 76 kg) , por me kombësi edhe australiane. "Unë dëshiroj të luaj për ekipin Olimpik (australian), por nga ana tjetër dëshiroj të luajë edhe për vendin tim të lindjes". Haliti ka refuzuar tri herë ftesën e trajnerit të Australisë. Haliti vlerësohet nga mediat australiane si një futbollist shumë i përkushtuar dhe i talentuar, që luan lehtësisht me të dy këmbët dhe mund të luajë si në pozionin e sulmuesit (si sezonin e kaluar)ashtu dhe në atë të mbrojtësit, rol që po e kyen gjatë këtij sezoni. Sezonin e kaluar Haliti shënoi 3 gola për Njukasëll Xhets.
Lista me 24 lojtarwt e thirur:.
Nathan BURNS (Adelaide United), Mark BRIDGE (Newcastle Jets), Adam CASEY (New Zealand Knights), Robert CORNTHWAITE (Adelaide United), Adam D'APUZZO (Newcastle Jets), Spase DILEVSKI (Queensland Roar), Bruce DJITE (Adelaide United), Luka GLAVAS (Perth Glory), Ben GRIFFIN (Queensland Roar), Labinot HALITI (Newcastle Jets), Ben KENNEDY (Newcastle Jets), Vince LIA (Melbourne Victory), Adrian LEIJER (Melbourne Victory), David MICEVSKI (Perth Glory), Mark MILLIGAN (Sydney FC), Stuart MUSIALIK (Newcastle Jets), Shaun ONTONG (AIS), Kristian SARKIES (Melbourne Victory), Jacob TIMPANO (Sydney FC), Nikolai TOPOR-STANLEY (uncontracted), Tando VELAPHI (Perth Soccer Club), Dario VIDOSIC (Queensland Roar), Daniel VUKOVIC (Central Coast Mariners) and Ruben ZADKOVICH (Sydney FC).
Goli i Labinot Haliti
Talentet.com: Labinot Haliti, talenti i vitit 2006
Me nje rezultat teper te ngushte Labinot Haliti u renditet i pari duke lene ne vend te dyte Perparim Hetemajn me 2 vota me pak për talentin me te mire per vitin 2006.