Brigada 121: Kryeministër, mos bëni deklarata boshe

Ish-luftëtarët e Brigadës 121 “Kumanova” kanë reaguar sot ndaj deklaratave të Kryeministrit të Kosovës Hashim Thaçi, i cili kishte drejtuar akuza ndaj EULEX-it me rastin e arrestimit të Limajt dhe bashkëluftëtarëve e të tij.
“Ne, bashkëluftëtaret i bëjmë thirrje kryeministrit të Kosovës, z. Hashim Thaçi, Ministrit të Drejtësisë, z. Hajredin Kuçi, ose kthejeni drejtësinë në vend që të lirohen shokët tanë dhe mos bëni deklarata boshe, duke luajtur me ndjenjat tona dhe të qytetarëve të Kosovës, kinse nuk keni kurrfarë përgjegjësie. Adresa e përgjegjësisë jeni ju, për ketë padrejtësi dhe persekutim politik që po iu bëhet luftëtarëve të UÇK-së”, thonë ish-luftëtarët.
Ish luftëtarët thonë se nuk e kanë merituar që të jua prishin festën e 100 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, “sepse edhe ne kontribuuam për ketë ditë”, thonë ish-luftëtarët./Indeksonline/