Kahn: Shkelje të rënda në rastin “Kleçka”

Mbrojtja e deputetit Fatmir Limaj, në krye me Karim Kahn, ka dorëzuar në Gjykatën Supreme apelin për ankesë për paraburgimin e Limajt.
Në pajtim me nenin 287 (2), 283 (4) i KPPK-së, mbrojtja e Limajt lutet që urgjentisht të intervenohet për të mbrojtur të drejtat e të Limajt.
Kjo ankesë i është dorëzuar trupit gjykues të rastit “Kleçka” në krye me gjykatësin e EULEX-it, Dariusz Sielicki.
Sipas mbrojtjes së deputetit Fatmir Limaj, vendimi i gjykatës është vendim i kontestuar dhe përmban gabime ligjore dhe faktike.
Mbrojtja ka po ashtu kërkuar ndërhyrjen e Gjykatës Supreme./Indeksonline/
Më poshtë po ashtu mund të lexoni të ankesën e mbrojtjes së deputetit Fatmir Limaj.