E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Brigjet shqiptare të Adriatikut dhe Jonit janë të mrekullueshme”

16-07-2012 / Gazeta 55

Turizmi/ Mediat italiane japin sugjerimet për lexuesit e tyre

Në kulmin e sezonit turistik, mediat italiane i kushtojnë vëmendje të veçantë Shqipërisë, duke e cilësuar vendin tonë si parajsën përtej Adriatikut që pret për t’u zbuluar. “Lonely Planet” e ka zgjedhur Shqipërinë si destinacionin më të lartë turistik për 2011.
Asnjë vend tjetër, ashtu sikurse Italia nuk mund të jetë i çuditur nga ky klasifikim që vendos Brazilin në vendin e dytë dhe Italinë në vendin e shtatë.
E përditshmja italiane “La Repubblica”, i kushton një artikull të veçantë Shqipërisë, duke e cilësuar atë një parajsë përtej Adriatikut.
Në një reportazh të kësaj medie, konstatohet se në kronikat e viteve 90-të, kur shqiptarët lanë pas krahëve regjimin komunist të Enver Hoxhës, theksohej se parajsa në këtë tokë nuk ekzistonte, dhe u nisën për të gjetur Amerikën në vendet e tjera. Sakaq, anijet ku transportoheshin emigrantë shqiptarë në vendet e huaja tashmë i përkasin të kaluarës. Ekziston mundësia për të përjetuar një udhëtim të papritur, të bukur në mes të detit dhe maleve, veçanërisht me histori të lashtë dhe kryesisht natyrë të bukur, ushqim dhe kulturë.
Një vëmendje e veçantë i kushtohet Durrësit, i cili cilësohet si qyteti më i rëndësishëm portual i vendit. Durrësi është shumë pranë Tiranës, vetëm 30 km, nga aeroporti ndërkombëtar i Tiranës, që lidhet përmes autostradës së re. Në qytetin e Durrësit mund të shijosh shumë kënaqësi. Në këtë vend mund të hahet peshk i freskët, i cili kushton më pak se një picë. Laura Pausini në Shqipëri është më e adhuruar se Lady Gaga. Pavarësisht se është e ndaluar, pihet duhan gjithandej. Nëse do të bësh miqësi me kamerierin, ai do të tregojë për festën e madhe të organizuar për fitoren e Interit në Champions. Thuajse të gjithë flasin pak italisht, nëse tërheq vëmendjen e tyre, ata të përshëndesin me buzëqeshje. Këtu ke mundësinë të provosh byrekun, i përbërë nga peta dhe i mbushur me mish, spinaq ose djathë, ai shoqërohet me kos. Me pak lekë që i jep taksistit, mund të përshkruash 30 kilometra përgjatë bregdetit. Është e vështirë të adhurosh pastërtinë e Adriatikut në bregun e parë të plazhit. Kosovarët të larguar nga vendi i tyre kanë hapur bare dhe rosticeri me emra që ngrenë lart krenarinë kombëtare. Këtu, kushërinjtë e “Veriut” të mbërritur nga Prishtina dhe Gostivari, por edhe nga Gjermania, ku shumë prej tyre kanë gjetur punë, konsumojnë mish dhe pijnë birra deri në orët e para të mëngjesit. Golemi Reportazhi i të përditshmes italiane, vijon më tej me Golemin. Vazhdimi i plazhit që në të kaluarën ka qenë vend i thjeshtë, por i pasur me rërë e det. Tashti nuk shihen më pisha as det, por janë të ndërtuara shumë pallate, përfshi edhe hotele, piktura jeshile, të verdha, të kuqe, portokalli.
Një tjetër vend që spikat është edhe Saranda, e cila ndodhet rreth 315 kilometra larg Durrësit. Udhëtimi drejt këtij qyteti është një kënaqësi më vete. Në këtë qytet zbulon edhe të kaluarën nëpërmjet arkeologjisë së Butrinit. Mesdheu nuk është një hapësirë e madhe ujore, por është edhe një letër ku popujt kanë shkruar historinë e tyre. Një histori që përkon me malet, dëshmitare të ngjarjeve të “Vendit të Shqiponjave”.
Artikulli në fjalë përmend Dhërmi, Drimadhë, Lurën, Krujën, Beratin, etj, duke i ftuar të gjithë turistët që ta konsiderojnë Shqipërinë si një destinacion potencial për të kaluar pushimet e tyre.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›