E Diel, 1 Nëntor 2026

“Kryeministri Berisha ka të drejtën ekskluzive për ndryshimet në qeveri”

16-07-2012 / Gazeta 55

Flet Edi Paloka, nënkryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike

Kryeministri Sali Berisha është mandatuar nga partia për të ushtruar të drejtën ekskluzive për ndryshimet e kabinetit qeveritar. Ndërsa ka folur pas disa zërave për ndryshime në qeveri, nënkryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Edi Paloka, ka bërë të ditur se “nevoja e ndryshimeve në qeveri janë eksluzivitet i kreu të mazhorancës”.
Nënkryetari i grupit parlamentar demokrat Edi Paloka, thotë se kjo është e drejtë e kryeministrit i cili është njëkohësit edhe kryetar i Partisë Demokratike.
“Ne si mazhorancë kemi mandatuar kreun e qeverisë Berisha, dhe si në çdo vend të botës caktohet kryeministri  të formojë qeverinë. Unë besoj se Berisha është personi me interesuar për mbarëvajtjen e punëve të qeverisë, dhe më tej për mbarëvajtjen politike të koalicionit”, u shpreh deputeti Paloka.
“Prandaj jam i bindur për përzgjedhjen që ai ka bërë sa më mirë”, përfundoi nënkryetari i grupit parlamentar të PD, Paloka.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›