Bringeus: Serbia të vendosë doganat me Kosovën

Pa vendosjen e kontrolleve doganore në kufijtë me Kosovën, Serbia nuk mund të llogarisë në përfitime nga procesi i liberalizimit të vizave. Kështu i ka tërhequr vërejtjen Beogradit, ambasadori suedez në këtë vend, Krister Bringeus, duke folur në cilësinë e përfaqësuesit të vendit që kryeson Bashkimin Evropian.
Sipas tij, raporti i Komisionit Evropian për progresin e Serbisë drejt Shengenit të Bardhë ka precizuar se për lirinë e lëvizjes është i domosdoshëm menaxhimi i kufijve dhe pjesë e kësaj është edhe vendosja e kontrolleve doganore. Këtë e dinë autoritetet serbe, ka thënë Bringeus.
Ekziston problemi me kontrabandimin e mallrave dhe njerëzve dhe nuk është në interes të Serbisë që Kosova të shndërrohet në vrimën e zezë të Evropës, tha ambasadori suedez, për gazetën Danas
Sipas tij, Serbisë nuk i kërkohet ta njohë Kosovën, por i kërkohet që të jetë praktike në raport me fqinjët.