E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kuçi: Realiteti në RTK është tjetër

Zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi ka thënë se Qeveria do të argumentojë se nuk po ndërhyn në punën e RTK-së, duke iu përgjigjur kritikave të Unionit Europian të Transmetuesve (EBU), i cili ka kritikuar Kryeministrin Hashim Thaçi për presion' ndaj televizionit publik.

Kuçi ka ftuar përfaqësuesit e EBUsë që të vijnë në Kosovë, apo përmes mekanizmave të tyre ta shikojnë prezantimin e fushatave elektorale te secilit subjekt veç e veç dhe të shohin balancin në mes të këtyre subjekteve politike, dhe sipas tij, do të dilte një përfundim tjetër nga ai i EBUsë.

Jam shumë i bindur dhe do ti ftoja publikisht përfaqësuesit e EBU-së që të vijnë në Kosovë, apo përmes mekanizmave të tyre ta shikojnë prezantimin e fushatave elektorale te secilit subjekt veç e veç, të shohin balancën në mes të këtyre subjekteve politike dhe do të besoj shumë që do të vijnë në një përfundim tjetër, tha Kuçi.

Sipas tij, Qeveria do të ballafaqohet me këtë realitet dhe do tiu ofrojë argumentet e saj që beson se do ti bindin edhe te tjerët që realiteti është pak më ndryshe.

Ndërkohë Kryeparlamentari Jakup Krasniqi, i pyetur për çështjen e RTK-së dhe ankesave të shoqërisë civile për ndikimin e Kryeministrit Thaçi në funksionimin e këtij mediumi, ka drejtuar gishtin tek vetë drejtuesit e mediumeve.

Sigurisht se përgjegjësinë për ta ruajtur pavarësinë e një mediumi e kanë vetë drejtuesit e atij mediumi, theksoi Krasniqi.

Unioni Europian i Transmetuesve (EBU) përmes një letre dërguar Kryeministrit Hashim Thaçi, e akuzoi atë se Radio-Televizionin e Kosovës e ka shndërruar në krah medial të partisë në pushtet.

EBUja ka kërkuar nga Thaçi që të rimendojë për presionin dhe të ndërmarrë masa urgjente për rikthimin e autonomisë së RTKsë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›