Britani 200 vjetori i Charls Dickens
Britania shënon dyqindvjetorin e lindjes së Çarls Dikensit, që njihet si një nga shkrimtarët më mirë të gjuhës angleze. Evente të ndyshme u mbajtën në Londër për të shënuar këtë përvjetor. Festimet u mbajtën nga familja mbretërore, princi Charles vendosi një kurorë në varrin e autorit . BBC citon se një ngjarje 24 oreshë po merr jetë nga Shqipëria e dëri në Zimbabve . Biografi, Simon Calloë, i cili mori pjesë në një shërbim në Portsmuth ku Dikens ka lindur tha se dita ishte tejet e mbushur. Shërbimet e 200-vjetorit filluan me një kurorë të vënë nga stërnipi i Charles Dickens , Ian Dikens. Dikens ka lindur më 7 shkurt të vitit 1912 në Portsmuth, në bregdetin jugor të Anglisë. Ai ka publikuar një numër të madh të tregimeve të shkurtëra, dramave dhe dhjetëra novela të mëdha si "Oliver Tuist" e "Pritjet e Mëdha". Puna e tij është influencuar nga vetë përvoja e tij jetësore, duke u nisur nga një djalëri e lumtur në juglindje të Anglisë, para se babai i tij të futej në burg për shkak të borxheve, e deri të varfëria në të cilën u zhyt pastaj. Festimet përfshinë dhe një vizitë të familjes mbretërore në muzeun “Charls Dickens”, i cili u hap në vitin 1925 në shtëpinë ku ka jetuar shkrimtari në vitet 1837-1839.