James Blunt: Kosova më frymëzoj të bëhem këngëtar

“Një kapitull shumë i rëndësishëm në jetën time ishte ai kur i kisha 25 vjet dhe isha në një mision paqeruajtës në Kosovë. Atje kam parë njerëzit të cilët ani pse kanë dalë nga një konflikt, ata komunikojnë përmes muzikës dhe se ata janë një shembull sesi muzika është mjet i mirë komunikimi. Ne të gjithë jemi qenie njerëzore që dallojmë nga njëri tjetri dhe në Kosovë kjo gjë respektohet mjaft. Kjo më ka inspiruar që t’ia filloj muzikës dhe të bëhem një këngëtar”, ka thënë Blunt.
Sot këngëtari, hiti i këngëve si “You are beautiful ” e “Goodbye my friend’s” ende thotë se është i interesuar që të ndihmoj vende të ndryshme që kanë dalë nga konflikti. Duke vazhduar të flas për Kosovën, Blunt ka thënë se është kthyer atje disa herë për të kënduar për ish kolegët e tij. “Edhe kur isha ushtar kisha kohë të luaja në kitarë”, ka thënë ai.