E Shtunë, 31 Tetor 2026

Britani: Anëtarësimi në BE, drejt një referendumi

David Kameron dhe Uilliam Hague thanë dje se ata nuk kanë asnjë dëshirë për të mbajtur një referendum mbi Europën, ndërsa deputetët do të vendosin nëse duhet një i tillë. Në një lëvizje që bie ndesh me shumë konservatorë të tjerë që kanë ngritur zërin kundër detyrimeve të Britanisë në BE, Kryeministri dhe ministri i Jashtëm britanik thanë se dalja nga BE-ja do të ishte keq për Britaninë. Deputetët e Parlamentit britanik pritet të votojnë mbi mbajtjen e një referendumi përpara Krishtlindjeve, pasi një peticion me më shumë se 100 000 firma u paraqit, duke bërë thirrje që publikut ti jepet shansi për të vendosur nëse Britania duhet të qëndrojë në BE. Kjo do të ishte hera e parë që Parlamenti mbajti një votim të gjerë për të kërkuar pikëpamjen e publikut që nga referendumi i 1975-s, ku u konfirmua vendimi për tu anëtarësuar. Kameron tha se ai nuk do të mbështesë një votim publik mbi anëtarësimin e Mbretërisë së Bashkuar. Ne nuk mund të ndihemi të sigurt nga fakti se ekonomia gjermane dhe ajo franceze kanë ngecur. Ky është një problem i vërtetë për ne, shtoi ai.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›