E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjermania kremtoi 20 vjetorin e bashkimit

Nga Express më 03 tetor 2011 në ora 14:30

Në një akt ceremonial me mbi 1000 të ftuar nga brenda dhe jashtë vendit në Bremen, u kremtua ribashkimi i Gjermanisë. Presidenti federal, Christian Wulff, theksoi me këtë rast rëndësinë e ribashkimit për të ardhmen.

“Unë përkulem përballë të gjithë atyre, që luftuan për këtë liri", tha ai në ceremoninë qendrore festive në Bremen. Gatishmëria e gjermano-lindorëve për ndryshim deri tani nuk është vlerësuar si duhet, theksoi presidenti federal në fjalimin e tij të parë të madh pas ardhjes në post, para më pak se 100 ditësh.

Para përfaqësuesve drejtues të politikës federale dhe të landeve, si dhe miqve nga bota e jashtme, Wulffi paralajmëroi për rrezikun e shkëputjes së botëve ku jetojnë të vjetrit dhe të rinjtë, ata me fitime maksimale dhe njerëzit që jetojnë në minimumin e jetesës, populli dhe përfaqësuesit e popullit si dhe njerëzit e kulturave dhe besimeve të ndryshme.

Presidenti i SHBA-së, Barack Obama i uroi gjermanët me rastin e aktit ceremonial solemn.

"Ne e nderojmë guximin dhe bindjen e gjermanëve, të cilët rrëzuan Murin e Berlinit dhe u dhanë fund dekadave të një ndarjeje të dhimbshme dhe artificiale, thuhet në një deklaratë të Shtëpisë së Bardhë. Rezultati i ribashkimit gjerman është një liri që nuk ka ekzistuar kurrë në kontinentin evropian dhe në botë” theksoi Obama.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›