Arvizu: Berisha-Rama të takohen privatisht

Nga festimet e 20 vjetorit të rihapjes së ambasadës amerikane në Tiranë, ambasadori Aleksandër Arvizu, e ka mirëpritur propozimin e liderit të opozitës Edi Rama për një debat publik përballë kryeministrit Sali Berisha.
Ambasadori Arvizu deklaroi se propozimin e Ramës e shikonte si një diçka me vlerë, madje u shpreh i gatshëm për të hapur derën e shtëpisë, për të organizuar një takim, mes dy lidëve, nëse kjo do të ndihmonte.
“Kam dëgjuar pak për këtë propozim, por nuk kam pasur mundësi ta studioj me hollësi. Unë qartazi mendoj se ky debat apo diskutim nuk është ide e keqe. Kam dashur dhe shpresuar që të kishte më shumë mundësi për debat që gjatë zgjedhjeve vendore që kaluan. Megjithatë shikoj diçka të mirë, një vlerë në këtë propozim. Por përveç një debatit publik, mendoj se do të ishte më mirë që të dy liderët të kishin një takim privat mes tyre dhe jam i sigurt që ata janë të aftë ta bëjnë këtë nëse do të donin vërtet ta bënin", u shpreh diplomati amerikan.