E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tre shkencëtarë, fitues të çmimit Nobel për Mjekësi

Nga Express më 03 tetor 2011 në ora 15:30

Tre shkencëtarëve, puna e të cilëve bazohej në mënyrat e parandalimit të infeksioneve, kancerit dhe inflamacioneve nga sistemi i imunitetit të njeriut, u është ndarë çmimi Nobel për mjekësi.

Instituti Karolinska në Stokholm bëri të ditur se amerikanët, Bruce Beutler dhe Jules Hoffman Hoffman, i lindur në Luksemburg, do ta ndajnë çmimin me Ralph Schteinmann, i lindur në Kanada.

Hans-Gustav Lungren, anëtar i Asamblesë së Nobelit, bëri të ditur lajmin në Stokholm.
“Së bashku, Beutler, Hoffman dhe Schteinmann, kanë revolucionuar dijen tonë për sistemin e imunitetit, duke zbuluar parime kyçe për këtë aktivitet. Me këtë, ata kanë ofruar njohuri të reja rreth mekanizmit të sëmundjeve, kanë hapur rrugë të reja për parandalimin, ndërsa kanë bërë hulumtime që ndërlidhen me terapitë rreth sëmundjeve infektive, kancerit, inflamacionit, auto-imunitetit dhe zhvillimit të vaksinës”, u shpreh ai.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›