E Shtunë, 31 Tetor 2026

Britani/ Cameron merr urime për detyrën, publikohen emrat e parë të kabinetit


Presidenti amerikan Barak Obama pasi ka uruar Devid kamerun për detyrën e kryeministrit të Britanisë së Madhe e ftoi atë që gjatë verës të zhvillojë një vizitë zyrtare në Uashington. "Po pres me padurim takimin e kryeministrit britanik në takimin e G8-ës në qershor. Unë dhe Mishel ftuam kryeministrin Kamerun dhe gruan e tij Samanta të vizitojnë Uashingtonin këtë verë", thuhet në një komunikatë të Shtëpisë së Bardhë ku shprehet dëshira e çiftit Obama për t'u takuar me çiftin britnaik, Kamerun.
Sipas burimeve informative nga Shtëpia e Bardhë të gjitha këto janë detaje nga biseda telefonike e zhvilluar mes presidentit Obama dhe liderit të konservatorëve, Devid Kamerun.
Gjithashtu, pak orë pas emërimit si kryeministër i Britanisë, Devid Kamerun ka marrë urime edhe nga kancelarja gjermane Angela Merkel. Edhe merkel pas urimit të rastit, e ka ftuar gjithashtu shefin më të ri të "Downing Street" që të vizitojë Berlinin në rastin më të parë të mundshëm. Kamerun mori detyrën si kryeministër pas arritjes së marrëveshjes me liberal-demokratët dhe pas dorëheqjes nga posti i kryeministrit i laburistit Gordon Braun. Ndërkaq nga zhvillimet më të fundit në Britani, kanë dalë edhe emrat e parë të kabinetit të Kamerun ku ashtu sikundër pritej kreu i Liberal-demokratëve, Nik Kleg mban postin e zv/kryeministrit. Sipas të dhënave nga "Downing Street" përveç postit të zv/kryeministrit partisë së Nik Kleg do t'i rezervohen edhe 4 dikastere të tjera në kabinetin Kamerun.
Ende nuk janë publikuar postet në të cilat liberal-demokratët do të ulen, megjithatë i vetmi dikaster që dihet është ai i shefit të diplomacisë i njohur ndryshe me "Foreign Office" që do të mbahet nga ish-lideri i Partisë Konservatore Uilliam Hage.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›