E Shtunë, 31 Tetor 2026

Britani-Francë: Al Assad të japë dorëheqjen

Ministrat e Jashtëm të Britanisë dhe Francës sqarojnë se dekarata e OKB-së në përfundim të takimit të Gjenevës mbi përshkallëzimin e konfliktit në Siri, nënkupton përjashtimin e presidentit Bashar al Assad nga përpjekjet e një tranzicioni politik.

Dokumenti bën thirrje per hapa te qarte e te pakthyeshem brenda nje kornize te caktuar kohore. Tensionet ne terren po shtohen, siç tregon qarte edhe mobilizimi i ushtrise turke qe ka derguar avionet e saj luftarak ne kufirin me Sirine, ndersa helikopteret e kesaj te fundit fluturojne aty prane.

Me marreveshjen e se shtunes, anetare te qeverise aktuale siriane mund te perfshihen ne organizmin e ri dhe fillimisht ishte e paqarte nese vete Assad do te behej pjese e qeverise se perkohshme por sekretari i jashtem britanik William Hague shpjegoi se marreveshja perjashton pjesemarrjen e presidentit sirian nga çdo qeveri uniteti.


Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›