E Diel, 1 Nëntor 2026

Vriten tre anëtarë të NATO-s në Afganistan

“Për këtë ngjarje ka nisur një hetim”, theksoi ISAF, që si zakonisht refuzon të japë informacion për kombësinë e viktimave.

“Personi, që mbante veshur një uniformë të Sigurisë Kombëtare Civile të policisë afgane (ONCPA), një njësi e elitës, ka drejtuar armën kundër tre anëtarëve të ISAF duke i qëlluar”, sipas një komunikate të ISAF.

Sulmi i fundit i këtij lloji daton më 19 qershor, kur tre persona me uniforma të policisë afgane vranë një ushtar të ISAF-it në jug të vendit.

Rreth 30 anëtarë të ISAF kanë humbur jetën në rrethana të ngjashme gjatë vitit 2012.

Gjendja e sigurisë së anëtarëve të personelit civil dhe ushtarak të NATO-s është kritike, sepse ata janë ngarkuar të trajnojnë ushtarët, policët dhe funksionarët afganë që do të sigurojnë dhe administrojnë Afganistanin pas largimit të trupave të fundit të NATO-s, parashikuar në fund të vitit 2014.

/Start/E.G/

                                                                                             2012-07-02 09:58
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›