Opozita siriane diskuton planin tranzitor

Rreth 250 anëtarë të opozitës siriane takohen sot në Kajro për të biseduar mbi planin politik tranzitor të mbështetur nga Kombet e Bashkuara, Rusia dhe Shtetet e Bashkuara.
Përfaqësuesit e Francës, Tunizisë dhe Turqisë janë ftuar gjithashtu në konferencën dy-ditore të organizuar nga Liga Arabe.
Armata e Lirë Siriane, luftëtarët e së cilës po luftojnë me regjimin e presidentit Bashar Al-Asad, e ka quajtur takimin “komplot” që i shërben qëllimeve politike të aleatëve të regjimit të Sirisë në Rusi dhe në Iran.
Në përpjekje për të ndaluar dhunën në Siri, fuqitë botërore, që u takuan në Gjenevë të shtunën, sugjeruan formimin e një qeverie unike tranzitore, që do të përfshinte anëtarë si të regjimit të Asadit, gjithashtu edhe të opozitës.
Figurat opozitare e kanë denoncuar planin si “qesharak”.