E Diel, 1 Nëntor 2026

Britani, Gordon Brown jep dorëheqjen. Konservatorët drejt qeverisjes

David Kameron eshte kryeministri i ri i Britanise. Pasi mori pushtetin në vitin 2007 sot për Gordon Brown ishte dita kur duhet të thoshte lamtumirë. Një konferencë për shtyp para gazetarëve, me bashkeshorten e tij Sarah përkrah dhe më pas së bashku me dy djemtë e tij John e Fraser, u larguan drejt Daimler Kraislerit që do t’i conte drejt mbretëreshës Elisabetë.

”Jap dorëheqjen e menjëhershme edhe si lider i laburistëve” deklaroi Gordon Brown i cili falenderoi dhe stafin e tij për shërbimin brilant ndaj vendit.

"I uroj gjithë të mirat kryeministrit të ardhshëm ndërsa kryen zgjedhje të rëndësishme për të ardhmen. Vetëm ata që kanë pasur postin e kryeministrit mund të kuptojnë peshën e vërtetë të përgjegjesive dhe kapacitetin e drejt së mirës . Jkam qenë I privilegjuar pasi mësova më të mirën rreth natyrës njërezore si dhe një pjesë të mirë mbi dobësitë e saj përfshirë këtu dhe timen.

"Ju fakeminderit dhe mirupafshim" ishin fjalët e tij të lamtumirës. Ndërsa në Buckingham Palace kryhej takimi i shkurtër me mbretëreshën, burime nga liberal demokratët dhe konservatorët deklaruan se u arrit marreveshja per një koalicion qeverisës e sipas spekulimeve të para Nik Klegut postin e zv/kryeministrit në qeverinë Kameron si dhe një referendum për sistemin elektoral të votës alternative.

David Kameron mori mandatin qeverisës rreth gjysëm ore më vonë në Buckingham Palace. Ne moshën 43 ai bëhet kryeministri më i ri i vendit që prej 1812 kur në pushtet ishte Lord Liverpool.

Delina Bitraku Azhornuar së fundi ( e martë , 11 maj 2010 )

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›