E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kamerun: Nga parlamenti të dalë një qeveri e aftë

Kryeministri i saposhpallur britanik, Devid Kamerun shprehet se është i gatshëm të formojë “koalicionin me liberal-demokratët që do t’i japë vendit një qeverisje të qëndrueshme”.

Gjatë përshkrimit të rrugës nga pallati mbretëror “Buckingham Palace” për në “Doëining Street” lideri konservator ka falenderuar ish-kryeministrin Gordon Braun dhe ka vlerësuar se papunësia dhe ekonomia do të jenë objektivat kryesorë të qeverisë së tij.

“Dua të falenderoj dhe të vlerësoj punën e Gordon Braun për shërbimin e kryer ndaj vendit. Duhet të kujdesemi që nga parlamenti të dalë një qeveri e aftë për t’u përballur me problemet e punësimit dhe të ekonomisë”, deklaroi kreu i Partisë Konservatore, Devid Kamerun.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›