E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Sulmi ukrainas, Rusia tërheq oficerët nga Kherson

Udhëheqja ushtarake e Rusisë ka tërhequr oficerët e saj në qytetin Kherson, të aneksuar nga Rusia përtej lumit Dnieper, në pritje të një avancimi të trupave ukrainase, tha të dielën Instituti për Studimin e Luftës.

Për të vonuar kundërsulmin e Ukrainës, ndërsa rusët përfundonin tërheqjen e tyre, Moska ka lënë disa forca të sapomobilizuara dhe të papërvoja në anën tjetër të lumit.

Lëvizjet e trupave vijnë pasi ushtria ukrainase tha se forcat e saj kanë vazhduar kundërofensivat e tyre në rajonet Kherson dhe Zaporizhzhia.

Të shtunën, autoritetet e instaluara nga Rusia në Ukrainë, u thanë të gjithë banorëve të Khersonit që të largoheshin menjëherë përpara aksionit të pritshëm nga trupat ukrainase për të rimarrë qytetin. 

Kirill Stremousov, nënkryetari i administratës rajonale të mbështetur nga Rusia në Kherson, tha të dielën se mbi 20,000 civilë ishin evakuuar në bregun e majtë të lumit Dnieper.

Kherson ka qenë në duart e Rusisë që në ditët e para të luftës tetë-mujore në Ukrainë. Qyteti është kryeqyteti i një rajoni me të njëjtin emër, një nga katër që presidenti rus Vladimir Putin aneksoi ilegalisht muajin e kaluar dhe e vendosi nën ligjin ushtarak rus të enjten. Apnews

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›