Britani-Laburistët ngushtojnë diferencën me konservatorët
Sipas rezultateve të sondazhit, që u zhvillua nga kompania "Populus" në fund të javës së kaluar, mbështetja për konservatorët ishte në nivelin 40 për qind, ose një pikë më pak krahasuar me muajin shtator, ndërsa laburistët kishin fituar tre pikë duke arritur në 30 për qind.
Ndërkohë partia e tretë në Britani, Demokratët Liberalë, vazhdojnë të gëzojnë mbështetjen e 18 për qind të britanikëve.
Kryeministri Gordon Braun duhet të caktojë zhvillimin e zgjedhjeve të përgjithshme në qershor.
Të shtunën, në një sondazh të kompanisë 'ICM" për gazetën "Lajmet e Botës", thuhej se konservatorët ishin drejt fitores me mbështetjen e afro 45 përqind të zgjedhësve, një kryesim me 19 pikë ndaj laburistëve.
Një rimëkëmbje e shpejtë nga recesioni ekonomik shihet si shansi i fundit i Braun dhe partisë laburiste në pushtet që prej vitit 1997.
Në sondazhin e "Times" u intervistuan me anë të telefonit 1509 persona ndërmjet datave 9-11 tetor.