Obama vendos të dërgojë 13 000 trupa shtesë në Afganistan
Sipas të përditshmes “Washington Post”, këto 13 000 ushtarë që do ta çojnë në 34 000 numrin e përforcimeve të dërguara në Afganistan nga Obama, janë kryesisht trupa mbështetës si mekanikë, personel mjekësor, specialistë të shërbimeve sekrete dhe agjentë të policisë ushtarake.
E përditshmja, që ka publikuar një artikull në faqen e saj të internetit, mendon se Pentagoni dhe Shtëpia e Bardhë nuk kanë komunikuar asgjë në lidhje me dërgimin e këtyre forcave mbështetëse, duke u mjaftuar me njoftimin e dërgimit të 21 000 trupave luftarake.
Obama pritet të vendosë në javët e ardhshme mbi nevojën e dërgimit të mijëra ushtarëve shtesë që janë kërkuar nga komandanti në terren, gjenerali Stanley McChrystal.