E Shtunë, 31 Tetor 2026

Norvegjia ofron mbështetjen për Shqipërinë

Gjatë këtij takimi kortezie, të dy palët vlerësuan marrëdhëniet miqësore midis Shqipërisë dhe Norvegjisë dhe shprehën vullnetin e ndërsjelltë për intensifikimin e mëtejshëm të tyre në të gjitha fushat me interes reciprok.

Pas vlerësimit të progresit të bërë nga Shqipëria gjatë viteve të fundit, Ambasadori Kvale rikonfirmoi mbёshtetjen e fuqishme tё Norvegjisë për Shqipërinë gjatë procesit të integrimit Euro-Atlantik, dhe ofroi bashkёpunim në fushat e arsimit, promovimit të turizmit dhe në drejtim thithjes së investimeve norvegjeze në Shqipëri.

Meta nënvizoi vullnetin e Qeverisë Shqiptare për thellimin e marrëdhënieve bashkëpunuese me Norvegjinë, dhe e ftoi Ambasadorin Kvale të jepte ndihmesën e tij për promovimin e imazhit të Shqipërisë mes komunitetit të investitorëve dhe turistëve norvegjezë.

                                                                                             

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›