E Diel, 1 Nëntor 2026

Britani, Mbretëresha i thotë “PO” martesave gay

BRITANI- Britania ka miratuar përfundimisht ligjin, i cili i hap dritën jeshile martesave mes personave të të njëjtit seks.

Mbretëresha Elizabeth ka vënë vulën e saj ndaj ligjit aq fort të mbështetur nga qeveria e David Cameron. Para nënshkrimit mbretëror, drafti u mbështet nga Laburistët dhe Liberal-Demokratët në Parlament. 

Dhoma e Përfaqësuesve kaloi me 225 vota pro (nga 400 deputetë në total) këtë projektligj, duke i dhënë fund një debati që mbante të mbërthyer vendin prej disa kohesh. 

Martesa e personave të së njëjtës gjini lejohet aktualisht në Argjentinë, Belgjikë, Kanada, Daniumarkë, Islandë, Holandë, Norvegji, Portugali, Afrikë e Jugut, Spanjë, Suedi dhe në disa shtete të SHBA-së, por janë disa dhjetëra vende të tjera që po debatojnë apo ndodhen në fazë aprovimi të kësaj të drejtë për komunitetin LBGT. 
(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›