Britani, Miss Venezuela zgjidhet Mis Bota 2011
LONDËR - Miss Venezuela, Ivian Sarcos, 21vjeçe, u zgjodh sot Miss Bota mes më tepër se 100 konkurrentesh, gjatë një ceremonie në Londër me rastin e 60-vjetorit të konkursit, njoftoi një gazetar i AFP-së në vend.
Vajza e re me flokë të gjatë të errët dhe me sy të zinj ka mbaruar studimet për burime njerëzore dhe punon në një shoqëri audiovizuale.
Juria klasifikoi në vendin e dytë Miss Filipinet, dhe Miss Porto Riko u ngjit në shkallën e tretë të podiumit.
Në spektaklin live që mblodhi mbi 1 miliardë shikues pas transmetimit ne 150 vende te botes morën pjesë 122 mbretëresha bukurie që nga Shqipëria e deri në Zimbave. Ne kete konkurim Shqiperia u perfaqesua nga bukuroshja, Isi Topciu-Ulaj.
(d.b/BalkanWeb)