Serbi, Tadiç: Heqja dorë nga kosova nuk shpejton anëtarësimin në BE
BEOGRAD- Presidenti serb Boris Tadiç theksoi se ideja e heqjes dorë nga interesat e Serbisë në Kosovë në përfitim të një përshpejtimi të anëtarësimit të vendit në Bashkimin Evropian është një iluzion.
"Mendimi se Serbia mund të përshpejtojë në mënyrë dramatike procesin e anëtarësimit të saj në BE duke hequr dorë nga interesat e saj për Kosovën është një iluzion", deklaroi Tadiç deklaratat e të cilit janë përmenduar sot nga e përditshmja "Politika".
"Serbia duhet të ruajë identitetin e saj në Kosovë dhe të sigurojë atë që i takon si shtet, madje të drejtën për të ruajtur integritetin e saj", deklaroi Tadiç dje në mbrëmje në Kopaonik, në jug të Serbisë përpara studentëve të shkencave politike.
Presidenti serb përjashtoi gjithashtu idenë e një zbatimi të planit të Marti Ahtisaari për Kosovën. Ky plan i ish-të dërguarit të posaçëm të OKB-së i ngarkuar me çështjen e Kosovës, parashikon një pavarësi nën mbikëqyrjen ndërkombëtare për Kosovën dhe një status autonomie të gjerë për serbët.
"Jam thellësisht i bindur se zbatimi i planit Ahtisaari do të çonte pas dy opse tre dekadash, në zhdukjen e plotë të popullit serb në Kosovë", deklaroi Tadiç.
Presidenti serb do të vazhdojë "përpjekjet për një zgjidhje që siguron një të ardhme evropiane dhe një begati ekonomike, duke mbrojtur në të njëjtën kohë interesat legjitime të shtetit të Kosovës nga i cili Serbia nuk mund dhe nuk duhet të të heqë dorë".
(d.b/BalkanWeb)