Vlorë, e shqetëson loja me domino, vret një person, plagos 3
VLORË-Një vrasje me armë zjarri ka tronditur qytetin e Vlorës që festoi sot Kurban Bajramin. Rreth ores 18:15 minuta, në lagjen ‘Isa Boletini’ një person ka mbetur i vrarë me armë zjarri në mes të rrugës, ndërsa 3 të tjerë janë dërguar të plagosur në spital. Autori arrestohet në mbrëmje, dyshohet se vrau për motive të dobëta.
Policia bën të ditur se disa persona kanë debatuar ashpër dhe më pas janë konfliktuar fizikisht, këtë e dëshmojnë shenjat e dhunës në trupat e të plagosurve. Pas debatit me fjalë dhe fizik janë dëgjuar të shtëna armësh ku mbeti i vrarë në mes të rrugës një person i identifikuar si Rizvan Mataj 55 vjec, ndërsa u plagosen 3 personat Zaim Çelaj 33 vjeç, Arben Çelaj 42 vjeç, dhe Elidon Aliaj 27 vjeç.
Pak orë pas vrasjes së 55-vjecarit, policia shoqëri si të dyshuar autorin e vrasjes. Altin Leskaj 39-vjec. Dyshohet se leskaj qëlloi ndaj grupit që luante domino pasi ishte shqetësuar nga zhurmat e lojës. Efektivët sekuestruan edhe armën e krimit si provë materiale.
Mësohet paraprakisht se sot pasdite te katër personat kanë qënë duke luajtur domino në një pjesë garazhi makinash dhe më pas janë grindur rreth lojës. Dyshohet Leskaj nuk ka duruar zhurmat dhe ka rrembyer nej arme dhe ka qelluar drejt tyre, duke lene te vdekur ne vend 55-vjecarin dhe plagosur 3 shoket e lojes.
Efektivet po punojne për zbardhjen e plote te ngjarjes, ndersa pista kryesore e hetimit mbetet ajo per motive banale.
(d.b/BalkanWeb)