Kongresi i Partise Socialiste diskuton programin e ri politik

Partia Socialiste e opozites po shqyrton nje program te ri politik ne kongresin qe po zhvillon ne Tirane. Kryetari i saj Edi Rama tha se fushat kryesore te angazhimeve socialiste jane ekonomia politikat sociale demokracia dhe integrimi evropian. Kongresi i opozites po ndiqet me vemendje edhe nga kritiket brenda radheve te te majtes te cilet po kerkojne me shume liri debati ne PS. Korrespondenti i Zerit te Amerikes Ilirian Agolli njofton nga Tirana.
Partia Socialiste zhvilloi dje kongresin e radhes mes thirrjeve te kryetarit te saj Edi Rama per bashkim te socialisteve rreth nje programi opozitar qe synon te permiresoje ekonomine demokracine integrimin dhe politikat sociale. Kongresi voton per te zgjedhur asamblene e re dhe programin e ri te partise kryesore te opozites. Zoti Rama tha se disa politikane socialiste nuk duhet te bashkepunojne me kundershtarin politik per qellime personale ndonese shtoi qe per hir te interesave te vendit opozita do te bashkepunoje dhe me qeverine per te pershpejtuar integrimin europian.
Ky eshte fillimi i nje rruge te re per ta kthyer programin e ri ne nje fryme te re besimi tek njerezit e raskapitur nga ekonomia ne krize nga drejtesia ne krize nga demokracia ne krize. Ky eshte fillimi i nje rruge te re per ta futur politiken ne cdo shtepi jo me eren e dasive te se shkuares po me fuqine e propozimeve per te ardhmen - tha ai.
Partia Socialiste po e mban kete kongres 6 muaj pasi humbi bashkine e kryeqytetit ne zgjedhjet vendore dhe 26 muaj pasi zgjedhjet parlamentare te 2009. Megjithate drejtuesit e partise opozitare dhe nje mije e 500 delegatet e majte jane te vendosur te shohin perpara drejt zgjedhjeve te ardhshme qe jane pas nje viti e gjysme. Ata po hartojne programin e ri po zgjedhin asamblene dhe kryesine e re me shpresen se do te perterijne shpresat e qytetareve per nje jete me te mire.
Kongresi i sotem ka ngjallur se pari shpresat e disa socialisteve kritike. Anetari i kryesise Ben Blushi thote se PS tregoi sot se ka aftesi vetkorigjuese duke u kthyer ne qendrimet e majta duke u larguar nga bojkoti parlamentar grevat e urise dhe politika e rruges. Sipas tij sfida e vertete e Shqiperise eshte varferia dhe ajo parti qe e trajton me mire ate ajo do te marre edhe me shume vota nga qytetaret.
Une mendoj se problemi me i madh qe kane shqiptaret sot eshte varferia. Duhet te konkurrohet me ide platforma instrumenta administrative per te mundur varferine. Cila nga dy partite e medha apo koalicionet e medha adreson me mire ceshtjet e varferise sigurisht ka aresye qe te votohet me teper. Pas 6 vitesh qeverisjeje qeveria e Sali Berishes e ka te pamundur te vazhdoje sepse nuk ka patur sukses ne luften kunder varferise nuk ka patur sukses ne luften kunder korrupsionit. Besoj qe garen e ardhshme elektorale keto dy perqasje do te konkurrojne. Jam i bindur qe kjo gjuhe qe u perdor sot ketu ne kete kongres mund te gjeneroje me shume vota per te majten - tha ai.
Por Kastriot Islami nje tjeter politikan i njohur socialist thote se sfida e vertete e socialisteve eshte nevoja per bashkimin e forcave te majta.
Sfida e PS dhe opozites ne teresi do te mbetet e veshtire po te kemi parasysh edhe tre betejat e fundit elektorale. Ne radhe te pare sic eshte vertetuar ne 2005 2007 dhe ne 2009 per te fituar zgjedhjet PS duhet te bashkoje te majten e cila ende vazhdon te jete e pabashkuar ne nivelin e saj maksimal. Kjo eshte nje nga sfidat me te medha te cilen zoti Rama ne 2005 kur kerkoi largimin e zotit Nano e vendosi si prioritetin e prioriteteve dhe nuk arriti dot qe ta realizoje. Pra kjo mbetet nje sfide kryesore per te fituar zgjedhjet - tha ai.
Partia Socialiste ne dy vitet e fundit bojkotoi 6 muaj rresht parlamentin e ri te 2009 duke mos njohur rezultatin e atyre zgjedhjeve zhvilloi greve urie ne shetitoren para kryeministrise organizoi dhjetera tubime proteste ne kryeqytet dhe qytete te tjera duke bllokuar rruget kombetare me djegien e gomave te automjeteve. Ngerci politik qe po zgjat prej me shume se 2 vjetesh vuri ne veshtiresi shqiptaret dhe nderkombetaret qe vazhdimisht kerkojne dialog midis forcave kryesore politike per nje te ardhme me te mire per Shqiperine.