Britani, Obama takohet sot me kryeministrin Kameron

Presidenti amerikan, Barak Obama vijon vizitën e tij në Britaninë e Madhe ndërsa sot do të takohet me kryeministrin britanik, Dejvid Kameron.
Të dy udhëheqësit pritet të prezantojnë një front të përbashkët kundër liderit të Libisë, Muamer Gadafi.
Më vonë, Obama, do t`i drejtohet Parlamentit të këtij shteti.
Presidenti amerikan pritet që gjatë këtij fjalimi, të vë theksin te bashkëpunimi mes SHBA-së dhe Evropës, për të luajtur rolin kryesor në sigurinë globale.
Obama është duke zhvilluar një tur një javor vizitash, në katër shtete të Evropës.