SHBA, 50-vjetori i fjalimit të presidentit Kenedi për hapësirën

50 vjet më parë më 25 maj 1961, Presidenti amerikan John F. Kennedy shpalosi një sfidë të madhe që ndryshoi botën që njihej nga njeriu i asaj kohe për të dërguar njeriun në hënë dhe kthyer atë përsëri në tokë, dhe kjo duhej bërë brenda dekadës.
Është një prej imazheve më të spikatura të të gjitha kohërave hedhja e hapit të parë njerëzor në hënë. Ky moment u bë i pavdekshëm nga astronauti Neil Armstrong.
Sfida për dërgimin e njeriut në hënë u hodh vetëm tetë vjet para realizimit më 25 maj 1961 nga presidenti i porsazgjedhur John F. Kennedy gjatë një fjalimi të rëndësishëm para Kongresit.
Në vitin 1957, Bashkimi Sovjetik lëshoi Sputnikun, objekti i parë artificial i vendosur në orbitën rreth tokës. Dhe vetëm një muaj para fjalimit të Presidentit Kennedy, sovjetikët dërguan njeriun e parë në hapësirë, Yuri Gagarin. Tre javë më pas, amerikani Alan Shepard, shijoi pamje të tokës nga kapsula hapësinore Freedom 7 Mercury. Kështu filloi edhe gara e hapësirës.