Britani, arrestohen 2 pasagjerë të një avioni pakistanez
LONDËR - Dy pasagjerë të një avioni të linjës "PK 709" të shoqërisë ajrore "Pakistan International Airlines", që u ul sot në aeroportin ''Stansted'' në Londër, u arrestuan, njoftoi policia e Essex.
"Policët u ngjitën në bordin e avionit dhe arrestuan dy persona të dyshuar për rrezikimin e avionit", deklaroi një zëdhënës i policisë vendase.
Sipas tij, incidenti nuk ka shkaktuar të plagosur.
Policia njoftoi pak më parë se dy avionë luftarakë shoqëruan një avion pasagjerësh të një linje ajrore pakistaneze që duhej të ulej në Manchester dhe u drejtua për në aeroportin ''Stansted'' në Londër.
Një incident ka ndodhur në bordin e avionit të pasagjerëve që po shoqërohej nga dy xhetët luftarakë britanikë mbi qiellin e Manchesterit, njoftuan burime policore pa dhënë hollësi të tjera mbi dinamikën e incidentit.
Burimet po ashtu theksuan se në bordin e avionit pakistanez ndodheshin rreth 297 pasagjerë.
(d.b/BalkanWeb)