E Shtunë, 31 Tetor 2026

Britani, azil sekret për princeshën arabe

 

Britania e Madhe ka strehuar një princeshë saudite që lindi një fëmijë ilegal me një anglez. Për shkak se rrezikon të vritet me gurë në vendin e saj, Londra i ka siguruar anonimatin. Sipas të përditshmes britanike "Independent", vajza vjen nga një familje e lartë saudite dhe është martuar me një anëtar të familjes mbretërore saudite. Bashkëshorti dhe familjarët kanë shkëputur çdo lloj marrëdhënieje me të. Gruaja, shumë më e re se i shoqi, e kishte njohur britanikun gjatë një udhëtimi në Londër. Pas disa muajsh ajo kishte kuptuar se ishte shtatzënë dhe nga frika se bashkëshorti do të dyshonte, e kishte bindur ta linte të shkonte përsëri në Britani, ku ajo do të lindte fëmijën. Më pas ka kërkuar azil në një gjykatë britanike, duke fituar lejen e qëndrimit në Britani.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›