Noemi e i ati në "Ishullin e të famshmëve"
Në serinë e re të reality-show "Ishulli i të famshmëve" në Itali mund të marrin pjesë mikesha 18-vjeçare e kryeministrit Silvio Berluskoni, Noemi Letizia dhe babai i saj, Elio. Emri i Noemit ka qenë më i përfoluri për disa javë në mediat italiane, për shkak të pjesëmarrjes së kryeministrit në datëlindjen e saj të 18-të, gjë që u bë shkak edhe për kërkesën e tretë për divorc nga bashkëshortja e tij. "Do të ishte një eksperiencë shumë e bukur që do ta merrja në konsideratë, sepse ka sfida fizike dhe unë e di që jam në formë", tha Elio Letizia në të përjavshmen "Diva e donna". "Kjo ide i pëlqen edhe sime shoqeje", shtoi ai. Sa për pyetjen nëse do t'i kërkojë këshillë Berluskonit, ai u përgjigj se nuk është rasti për këtë.