E Shtunë, 31 Tetor 2026

Britani bomba e gjetur e planifikuar per ne SHBA

Policia britanike thote se nje bombe e gjetur ne nje avion transporti ne nje aeroport britanik muajin e kaluar ishte parashikuar qe te shperthente ne pjesen lindore te Shteteve te Bashkuara.

Ne nje deklarate te policise britanike sot thuhej se nese pajisja shperthyese e gjetur ne Britani nuk do te ishte hequr nga avioni ajo mund te ishte aktivizuar ne brigjet lindore te Shteteve te Bashkuara. Bomba ishte njera prej dy te tillash te derguara nga Jemeni drejt sinagogave ne qytetin e Cikagos.

Ato ishin fshehur ne kutite e bojes se printerave dhe ishin derguar permes sistemit postar UPS per tu kapur nga forcat e sigurise ne Britani dhe Emiratet e Bashkuara Arabe. Dega e Al-Kaides ne Jemen mori pergjegjesine per komplotet me bomba.

Delina Bitraku

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›