E Shtunë, 31 Tetor 2026

Blanc ben publik lojtaret e Frances ndaj Anglise

Trajneri i kombetares se Frances Laurent Blanc ka zyrtarizuar listen e futbollisteve te cilet do te luajne kunder Anglise ne miqesoren e 17 nentorit e cila do te luhet ne stadiumin Wembley. Skuadra franceze e cila eshte dhe rivalja e Shqiperise ne eliminatoret e Euro 2012 ne Grupin D do te kete ne dispozicion per here te pare qe pas deshtimit total ne Boterorin e fundit qendermbrojtesin e Barcelones Eric Abidal.

Futbollisti ishte nje nga te pezulluarit nga Federata Franceze bashke me Nikolas Anelka. Framc Ribery dhe Patrice Evra te cilet gjate Boterorit 2010 braktisen stervitjen ne shenje kundershtimi ndaj trajnerit te atehershem Raymond Domenech. Ajo qe mund te konfirmoj per momentin eshte se do te kerkojme te fitojme kunder Anglise. Eshte nje ndeshje miqesore por ka shume rendesi per moralin e skuadres. Keta jane futbollistet e gatshem per kete ndeshje ka bere te ditur Laurent Blanc i cili nuk ka dashur te flase ne lidhje me futbollistet e tjere te pezulluar.

Pas deshtimit ne Boterorin e zhvilluar ne Afriken e Jugut Blanc ka rinovuar plotesisht skuadren e cila aktualisht kryeson renditjen ne grupin D me nente pike nje me shume se Bjellorusia dhe kater me shume se Shqiperia.

Nertan Prifti

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›