Sarkozi firmos pensionet
France
Presidenti francez Nicolas Sarkozy ka nenshkruar propozimin qe kthen ne ligj moshen e pensionit ne 62 vjec. Reforma shkaktoi jave te tera protestash dhe grevash ne France. Qekur masat per pensionet u miratuan nga Parlamenti francez demonstratat jane shuar. Megjithate sindikatat kane premtuar se do ta vazhdojne aksionin industrial. Mosha e daljes ne pension ne vitin 2018 nga 60 do te jete 62. Punetoreve u duhet te paguajne kontribute per nje vit me shume ne menyre qe te marrin pensionin e plote. Sondazhet sugjerojne se popullariteti i zoti Sarkozy ka rene ndjeshem poshte 30 perqindeshit. Kjo ndodh ne nje kohe kur ka mbetur vetem nje vit e gjysme deri ne zgjedhjet e ardhshme presidenciale.