Shreder per Bush Ai nuk thote te verteten
Ish-kancelari gjerman Shreder ka deklaruar se ish-presidenti amerikan Bush ne librin e tij te sapopublikuar nuk thote te verteten ne disa aspekte qe kane te bejne me Irakun dhe vendimin e Gjermanise ne rastin e luftes. Sipas ish-kancelarit gjerman vendi i tij nuk u ofroi kurre amerikaneve mbeshtetjen pa kushte per luften ne Irak. Shreder dhe Bush kane pasur kontradikta te vazhdueshme gjate kohes kur te dy ishin ne pushtet dhe me sa duket te pakten nga ana e Shreder ai vazhdon qe ta ruaje serish kete armiqesi. Bush ne librin e tij me kujtime Pikat e vendimit shkruan nder te tjera se Shreder i tha ne janar te vitit 2002 se kishte gjithe mbeshtetjen e tij ne rastin e politikes agresive ne Irak madje sipas Bush Shreder tha se do te qendronte me Bushin nese ai do te vendoste qe te celte nje lufte ne Irak. Po naten e publikimit te librit ish-kancelari gjerman tha se ai nuk e kishte bere kurre nje premtim te tille. Ish-presidenti amerikan nuk thote te verteten ka thene Shreder. Ky i fundit pikerisht ceshtjen e kundershtise per luften ne Irak e shnderroi ne nje sukses personal ne politiken vendase.