Britani, dhoma e lordëve drejt zhdukjes
Dikur e plotfuqishme, në disa raste edhe mbi vetë kurorën mbretërore, por rënia e peshës së saj pak e nga pak në rangun e pushteteve në Britaninë e Madhe duket se do të sjellë edhe zhdukjen e Dhomës së Lordëve. Të paktën kështu shkruan tabloidi britanik "Sunday Telegraph", sipas së cilit ministri i Drejtësisë, Straë ka gati reformën dhe duket se mjaft shpejt do ta bëjë publike atë. Në këtë reformë, sipas tabloidit britanik, parashikohet shkrirja e Dhomës së Lordëve dhe krijimi i një senati me 300 anëtarë të zgjedhur prej popullit me të drejtë mandatimi deri në tre herë. Nëse gjithçka rezulton e vërtetë atëherë institucioni i ri do të ketë kompetenca në fushën e garantimit të të drejtave të grave dhe minoriteteve. 704 persona mbajnë titullin lord në Britani, ku prej të cilëve vetëm 92 e kanë atë të trashëguar, ndërsa pjesa tjetër e zotëron atë prej emërimeve qeveritare.