Haiti, Moon viziton një nga kampet e popullsisë
Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Ban Ki-moon vizitoi të dielën një nga kampet e shumta të qindra e mijëra haitianëve të cilët humbën shtëpitë e tyre gjatë tërmetit të 12 janarit. Për Moon kjo ishte vizita e tij e dytë në kryeqytetin haitian Port-au-Prince që pas rënies së tërmetit të fuqishëm 7.0 ballësh që goditi shtetin e varfër të ishujve Karaibe. Ban tha se prioritet i lartë i OKB-së do të jetë mbrojtja e grave dhe vajzave të reja, pasi disa prej tyre kanë raportuar përdhunime në kampet ku ata qëndrojnë. "Unë kam ardhur këtu për herë të dytë për t'u shprehur solidaritetin tim popullsisë haitiane si dhe për t'u thënë atyre se komuniteti ndërkombëtar nuk do tju harrojë." tha Ban. Gjatë vizitës së tij Ban u ndal të takonte yllin amerikan të Hollivudit Sean Pen, i cili së bashku më sipërmarrësen amerikane Diana Jenkins themeloi Organizatën e Besimit në Haiti Jenkins-Pen. Organizata ka mobilizuar mjekë vullnetarë, infermierë si dhe punonjës të tjerë në fushën e mjekësisë. Tërmeti në Haiti shkatërroi selinë e misionit të OKB-së në kryeqytet, si dhe gjetën vdekjen 101 punonjës të OKB-së, përfshirë edhe shefin e misionit Hedi Annabi.