Thaçi vizitë zyrtare në Estoni
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka udhëtuar sot për një vizitë zyrtare në Republikën e Estonisë. Në kryeqytetin Talin, kryeministrit Thaçi i është rezervuar pritje nga nivelet me të larta shtetërore të Republikës së Estonisë.
Nesër, kryeministri Thaçi do të fillojë axhendën e vizitës me takimin me homologun e tij, kryeministrin e Estonisë, Andrus Ansip, ndërsa do të pritet edhe nga presidenti i Estonisë, Toomas Hendrik Ilves dhe nga kryetarja e Parlamentit, Ene Ergma.
Gjatë vizitës zyrtare në Estoni, kryeministri Thaçi do të zhvillojë një takim edhe me drejtorin e përgjithshëm të Odës Estoneze të Tregtisë dhe Industrisë, Siim Raie.
Kryeministrin Thaçi në vizitën e tij zyrtare në Republikën e Estonisë, e shoqërojnë ministrat Arsim Bajrami, Lutfi Zharku dhe Idriz Vehapi.